Lidhje

Haga transferon në Gjermani Stanislav Ganiçin


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte transferoi një ish-komandant të ushtrisë së serbëve të Bosnjes në Gjermani, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për krime të kryera gjatë konflikteve ballkanike.

Zyrtarët në Hagë e njoftuan transferimin e Stanislav Ganiç sot përmes një deklarate.

I dënuari Ganiç u shpall fajtor në vitin 2003 për terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit 3 vjeçar të Sarajevës, duke filluar nga viti 1992. Gjykata e dënoi atë me 20 vjet burgim për vrasje, akte jonjerëzore dhe akte dhune.

Galiç e apeloi vendimin, por gjykata e apelit i hodhi poshtë të gjitha arsyetimet e ngritura në apelin e tij dhe e zgjati dënimin deri në burgim të përjetshëm.

Komisioni i apelit tha se fjalia e tij e hapjes nuk ishte e logjikshme, pasi nënvlerësonte aktet e tij gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë. (ze)

XS
SM
MD
LG