Lidhje

500 mijë gra dhe 4 milionë të porsalindur vdesin çdo vit


Fondacioni i OKB-së për Fëmijët thotë se gjysmë milionë gra vdesin çdo vit gjatë lindjeve dhe më shumë se 4 milionë të porsalindur vdesin çdo vitë nga shkaqe që janë të parandalueshme.

Në raportin e tij vjetor sot UNICEF-i thotë se një grua në një vend të varfër ka të ngjarë më shumë se 300 herë të vdesë nga komplikacionet e lidhura me shtatëzaninë ose lindjen sesa një grua në botën e zhvilluar.

Një fëmijë i lindur në një vend të varfër ka 14 herë më shumë të ngjarë të vdesë brenda 28 ditësh sesa një fëmijë i lindur në një vend të industrializuar.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Ann Veneman tha se ndikimi është më i madh në Afrikë dhe Azi.

India ka gati 22 përqind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve gjatë lindjes në botë. (ze)

XS
SM
MD
LG