Lidhje

OKB përgënjeshtron Izraelin për goditjen e kompleksit të saj në Gaza


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara e kundërshtuan pohimin e Izraelit, sipas së cilit forcat izraelite goditën me artileri kompleksin e OKB-së në qytetin e Gazës në përgjigje të zjarrit të hapur nga militantët në kompleks.

Tre persona u plagosën nga goditja izraelite.

Qindra vetë kanë kërkuar strehim në kompleksine OKB-së për t’u mbrojtur nga ofensiva izraelite, që sot avancoi në thellësi të qytetit.

Artileria izraelite goditi gjithashtu një spital dhe një ndërtesë ku janë vendosur përfaqësues të medias në qytetin e Gazës, përfshirë agjencinë Reuters.

Militantët e Hamasit hodhën të paktën 15 raketa në Izraelin Jugor.

Si Izraeli, ashtu edhe militantët palestinezë e kanë sfiduar thirrjen e OKB-së për armëpushim. Një zyrtar izraelit ndodhet në Kairo për bisedime mbi një plan armëpushimi të negociuar nga Egjipti.

Sipas njoftimeve, luftimet kanë shkaktuar vdekjen e mbi një mijë Palestinezëve, përfshirë 300 fëmijë. 13 izraelitë janë vrarë. (ze)

XS
SM
MD
LG