Lidhje

Miratohet kandidatura e Hillari Klintonit si Sekretare Shteti


Një komision i rëndësishëm i senatit miratoi kandidaturën e Hillari Klintonit në postin e Sekretares së Shtetit.

Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë votoi 16 me 1 në favor të zonjës Klinton. Senati pritet të konfirmojë emërimin në një sesion të shkurtër të martën, pas inaugurimit të presidentit të zgjedhur Barak Obama.

Komisioni po dëgjon sot dëshmitë e së emëruarës për postin e ambasadores amerikane në Kombet e bashkuara, Susan Rice.

Po sot po zhvillohet një seancë tjetër dëgjimore për të emëruarin e zotit Obama për në postin e prokurorit të përgjithshëm, Eric Holder. Në fjalën e tij hapëse zoti Holder tha se lufta kundër terrorizmit mbetet një përparësi kryesore për Departamentin e Drejtësisë.

Ai tha gjithashtu se beson se teknika e debatueshme e marrjes në pyetje, simulimi i mbytjes përbën torturë dhe nuk nuk duhet lejuar të përdoret. (ze)

XS
SM
MD
LG