Lidhje

Dy banka të fuqishme amerikane në vështirësi të mëdha


Dy nga bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara janë goditur rëndë nga kriza financiare dhe po mbështeten tani tek ndihma e qeverisë për të mbijetuar.

Banka e Amerikës, më e madhja në vend tha sot se humbi gati 2 miliardë dollarë në tre muajt e fundit të vitit. Zyrtarët thanë se humbjet nuk përfshijnë blerjen e bankës së investimeve Merril Lynch nga Banka e Amerikës.

Merrill Lynch humbi më shumë se 15 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Ndërkohë rivali tjetër bankar, Citigroup tha sot se humbi më shumë se 8 miliardë dollarë, duke pësuar kështu humbje për të pestin tremujor me rradhë dhe duke e detyruar kompaninë të ndahet në dy banka më të vogla.

Njoftimet erdhën pasi departamenti amerikan i tregëtisë ra dakort për t’i dhënë Bankës së Amerikës një tjetër ndihmë prej 20 miliardë dollarësh.

Banka e Amerikës dhe Citigroup kanë marrë deri tani 45 miliardë dollarë nga programi prej 700 miliardë dollarë i qeverisë që synon të ndihmojë institucionet financiare të vendit. //ad//

XS
SM
MD
LG