Lidhje

Bush përgëzon pilotin që shpëtoi pasagjerët e avionit US Air


Presidenti George Bush vlerësoi lart pilotin e avionit të kompanisë US Air i cili e uli me sukses mjetin fluturues mbi lumin Hudson në qytetin e Nju Jorkut.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Bush i telefonoi pilotit Chesley Sullenberger sot dhe e lavdëroi për shpëtimin e jetës së 155 njerëzve në bordin e avionit.

Avioni bëri një ulje emergjente mbi lumin Hadson në qytetin e Nju Jorkut pa shkaktuar asnjë viktimë. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan pa pësuar dëme nga rrëzimi.

Avioni i linjës "US Airways" me numër fluturimi 1547 u ul të enjten pasdite mbi ujërat e ftohta të lumit Hadson, vetëm disa minuta pas nisjes. Autoritetet thonë, se dyshohet që avioni mund të ketë thithur një, ose më tepër zogj në motorrin e tij.

Të 155 peronat në bord u evakuuan nga vendi i ngjarjes me barka. Kryetari i Bashkisë si qytetit të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg lavdëroi pilotin e avionit, që arriti sipas të tij, të manovronte me mjeshtëri, duke e ulur avionin e dëmtuar mbi ujë. Zoti Blumberg tha se zyrtarët federalë të transportit shkuan nga Uashingtoni për në Nju Jork, për të filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit.

Avioni i tipit Airbus ishte nisur nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut, me destinacion Sharlotën e Karolinës së Veriut.//lk

XS
SM
MD
LG