Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama, udhëtim me tren nga Filadelfia në Uashington


Presidenti i zgjedhur Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të punojnë së bashku për të kapërcyer problemet e vendit ndërsa nisi një udhëtim me tren nga Filadelfia për në Uashington ku do të bëjë betimin ditën e martë.

Zoti Obama foli sot para një grupi njerëzish në Uilmington të Delauerës, në krah të nënpresidentit të zgjedhur Xho Bajdën, ish-senator i shtetit.

Ai vuri në dukje se vendi përballet me sfida serioze, si lufta dhe ekonomia, por tha se ka ardhur koha që amerikanët të punojnë së bashku për të përmirësuar vendin.

Udhëtimi me tren është vazhdim i traditës së presidentit Abraham Lincoln i cili po kështu udhëtoi me tren për në inaugurimin e tij në vitin 1861.

Mijëra njerëz pritet të përshëndesin trenin presidencial në rrugën nga Pensilvanian për në Uashington. Treni do të ndalet përsëri në Baltimorë të Merilandit para se të arrijë në kryeqytetin e vendit. //kk//

XS
SM
MD
LG