Lidhje

Rusi - Ukrainë: Vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës


Presidenti rus Dmitri Medvedev ka lënë të kuptohet se Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur marrëveshje për rifillimin e furnizimit të Evropës me gaz.

Zoti Medvedev foli me gazetarët sot në Moskë pas takimit me kryeministren ukrainase, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve të Evropës Lindore. Ai tha se takimi ishte një këmbim i dobishëm pikëpamjesh por nuk kishte rezultuar në ndonjë marrëveshje përfundimtare për çmimet e gazit.

Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko do të mbajë bisedime të veçanta me homologun e saj rus Vladimir Putin po sot.

Rusia ndërpreu të gjitha furnizimet me gaz drejt perëndimit javën e kaluar në një mosmarrëveshje për çmimet me Ukrainën. Një marrëveshje dypalëshe u nënshkrua të hënën për rifillimin e furnizimit, por asnjë sasi nuk ka mbërritur në Perëndim. //mm//

XS
SM
MD
LG