Lidhje

Prishtina kërkon ndërkombëtarët në bisedimet teknike me Beogradin

  • Edona Demaj
  • Prishtinë

Autoritetet në Kosovë thonë se nuk do t'i pranojë bisedimet për çështjet teknike me Beogradin, nëse në to nuk përfshihen përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ditë më parë, zyrtarët në Beograd kanë bërë të njohur se nuk do të hyjnë në bisedime të drejtpërdrejta me Prishtinën, pa ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë se UNMIK-u nuk duhet të ketë rol në negociatat e mundshme me Serbinë, sepse siç thotë ai, UNMIK-u është në përfundim të mandatit.

XS
SM
MD
LG