Lidhje

Obama, familja dhe fjalimi i tij i inaugurimit


Presidenti i zgjedhur Barak Obama është nën presionin e familjes tani që përgatitet të mbajë fjalimin e inaugurimit.


Duke komentuar sot për vizitën në memorialin e Linkolnit me gruan e tij Mishel dhe vajzat Sasha dhe Malia, zoti Obama tha se vajzat pasi kishin parë fjalimin e Linkolnit të shkruar në muret e memorialit, e kishin pyetur nëse edhe fjalimi i tij do të ishte po aq i gjatë. 10-vjeçarja Malia i kishte thënë se "fjalimi duhet të ishte patjetër i mirë sepse do të jetë fjalimi i parë i një presidenti afrikano-amerikan!"


Zoti Obama e tregoi këtë episod gjatë një interviste për rrjetin CNN. Sekretari i ardhshëm i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs i tha sot televizionit Fox News se Presidenti i zgjedhur e ka përfunduar pjesën më të madhe të fjalimit para një jave. Gibbs tha se fjalimi do të përqendrohet në idenë e përgjegjshmërisë./mm//

XS
SM
MD
LG