Lidhje

Izraeli shpall armëpushimin e njëanshëm në Rripin e Gazës


Ushtria izraelite thotë se ka nisur një tërheqje graduale të forcave nga Rripi i Gazës pasi i dha fund një ofensive trejavore në territoret palestineze. Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha sot se do që trupat izraelite të tërhiqen sa më shpejt nga territori palestinez. Zyrtarë izraelitë nuk thonë sesa trupa do të tërhiqen por dëshimtarët thanë se kanë parë tanke dhe ushtarë këmbësorie të drejtoheshin drejt kufirit izraelit. Tërheqja nisi pak pasi Hamasi njoftoi një armpushim. Grupi militant palestinez tha se do t’u japë një javë kohë trupave izraelite për t’u larguar nga territori. Megjithë njoftimet për armpushim, palestinezët në Gazë të paktën 3 raketa kundër Izraelit, ndërsa avionë luftarake izraelitë goditën raketahedhësit e Hamasit. //ii


XS
SM
MD
LG