Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama, një ditë para inaugurimit


Presidenti i zgjedhur Barak Obama, nderoi sot kujtimin e udhëheqësit të të drejtave civile, duke marrë pjesë në një aktivitet në shërbim të komunitetit.

Zoti Obama tha në fjalën e tij me këtë rast se kjo ditë nuk është vetëm një moment për të reflektuar mbi shërbimin e Dr. Kingut për shoqërinë, por një ditë për veprim. Ai u bëri thirrje të pranishëmve që ta kthejnë shërbimin e tyre në një angazhim të përhershëm për të pasuruar jetën e komunitetit.

Presidenti i zgjedhur, Obama, i cili bën betimin si presidenti i parë afrikano-amerikan nesër, vuri në dukje se shumë njerëz do të mblidhen për të ndjekur ceremoninë e tij historike të inaugurimit, pikërisht në atë park ku në vitin 1963 njerëzit ishin mbledhur për të dëgjuar të përndershmin Martin Luther King që fliste për barazi racore.

Zoti Obama tha se është me rëndësi që të kujtohet mësimi i Dr. Kingut se “ëndërrat tona të veçanta, përbëjnë në fakt një ëndërr të vetme”. //ad//

XS
SM
MD
LG