Lidhje

Rusia urdhëron ndërprerjen e eksporteve ushtarake në Gjeorgji



Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar ndalimin e eksporteve për në Gjeorgji të pajisjeve ushtarake apo materialeve që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Ky dekret i cili u njoftua sot e urdhëron gjithashtu qeverinë për të zhvilluar mënyra për kufizimin ose pezullimin e bashkëpunimeve ushtarake me vëndet që furnizojnë Gjeorgjinë me material të tillë rus. Lajmet ruse bëjnë të ditur se vëndet të cilat zbulohen se nuk kanë përfillur kufizimet ruse, do të ballafaqohen me sanksione ekonomike.

Rusia, e përfshirë në konflikt me Ukrainën rreth çështjës së energjisë, ka akuzuar ukrainasit se kanë dërguarnë mënyrë ilegale armënë Gjeorgji.

Marrëdhënjet ruso-Gjeorgjiane janë prishur që nga konflikti 5 ditor ushtarak në gusht të vitit të kaluar.

Moska thotë se e pushtoi Gjeorgjinë për të mbrojtur qytetarët rus në rajonin seperatist gjeogjian të Osetisë Jugore nga ofensiva ushtarake gjeorgjiane. Kurse Gjweorgjia pohon se ajo veproi ushtarakisht vetëm pasi forcat ruse kishin hyrë në territorin e saj.

Moska më vonë njohu Osetinë Jugore dhe Abkazinë, një rajon tjetër seperatist si venda të pavarura.

XS
SM
MD
LG