Lidhje

Presidenti Bush u le lamtumirën udhëheqësve botërorë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, bisedoi sot në telefon me disa udhëheqës të botës për t’i falenderuar për bashkëpunimin dhe miqësinë që i oruan gjatë 8 vjetëve të presidencës së tij.

Gjatë ditës së tij të fundit, të plotë në detyrë, zoti Bush foli me Kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me Presidentin Dmitri Medvedev, si dhe me Presidentin e Izraelit, Shimon Peres, Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Presidenti Bush foli edhe me udhëheqës të tjerë të vendeve evropiane, Azisë dhe Amerikës Latine.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Bush u shprehu udhëheqësve botërore kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me ta dhe i falenderoi për mikpritjen e tyre ndaj tij dhe të shoqes, Laura. //iç//

XS
SM
MD
LG