Lidhje

Trupat Mbrojtëse të Kosovës përfundojnë misionin


Nesër në mesnatë do të bëhet shpërbërja e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, duke i hapur kështu rrugën Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila zyrtarisht do të fillojë punën më 21 janar.

Në një ceremoni me rastin e shpërbërjes së TMK-së, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se kjo trupë po përmbyll në mënyrë të suksesshme misionin e vet, për t'i lënë radhën Forcës së Sigurisë, e cila, siç tha ai, do të jetë mburojë e vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG