Lidhje

Presidenti i zgjedhur do të nderojë  kujtimin e Martin Luther Kingut


Sot në Shtetet e Bashkuara përkujtohet Dita e Martin Luther Kingut. Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të marrë pjesë në nderimet që do t’i bëhen udhëheqësit të të drejtave civile, në ditën e festës kombëtare që shënohet me rastin e ditëlindjes së tij.

Zoti Obama do të diskutojë me këtë rast për rëndësinë e shërbimit ndaj komunitetit dhe mbi një faqe interneti, USAservice.org që i ndihmon amerikanët të organizojnë, apo të gjejnë programe për shërbimin ndaj komunitetit dhe të marin pjesë në to.

Zoti Obama po ashtu do të organizojë darka për nder të senatorit republikan Xhon Mekein, nënpresidentit Xho Biden dhe ish-sekretarit të Shtetit Collin Powell. Ndërsa bashkëshortja e tij, Michelle Obama dhe gruaja e zotit Biden, Jill Biden, do të marrin pjesë në një koncert inaugurimi falas për të rinjtë, për nder të familjeve të ushtarëve amerikanë.//lk

XS
SM
MD
LG