Lidhje

Barak Obama, Presidenti i ri i SHBA


Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të punojnë së bashku për të përballuar sfidat me të cilat ndeshet vendi në këto momente krize ekonomike dhe i përfshirë në dy luftra.

Pas betimit Presidenti i ri iu drejtua mbi një milion të pranishmëve që ishin mbledhur në Parkun Kombëtar në Uashington për të dëgjuar fjalimin e presidentit të 44.

Zoti Obama tha se vendi po ndeshet me një krizë ekonomike të shkaktuar nga grykësia dhe dështimi kolektiv për të marrë vendime të vështira. Gjendja e ekonomisë, tha ai, kërkon veprime të shpejta e të guximshme, për të hapur vende të reja pune dhe për të hedhur themelet e një zhvillimi të ri ekonomik.

Për politikën e jashtme, Presidenti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të luajnë përsëri rol udhëheqës dhe të bashkëpunojnë me botën. Ai u zotua t'ua lërë me përgjegjshëmëri Irakun vetë irakianëve dhe të vendosë paqen në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara tha ai, po kërkojnë për rrugë të reja për të sjellë përparim në botën myslimane, bazuar në interesin dhe respektin reciprok. Ai u zotua të ndihmojë popujt e vendeve të varfëra për zhvillimin e tyre.

Zoti Obama, demokrat, është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Ardhja e tij në pushtet, i jep fund, administratës 8 vjeçare të Presidentit republikan Xhorxh Bush. //mm//

XS
SM
MD
LG