Lidhje

Ballot për inagurimin e presidentit Obama


Pas inaugurimit të presidentit Barak Obama dje, ai dhe gruaja e tij, Mishelë e kishin mbrëmjen e parë të ngarkuar pasi morën pjesë në ballot e inaugurimi. Mijëra vetë festuan gjithashtu inagurimin e zotit Obama si në dhjetë ballot zyrtare ku mori pjesë Çifti i Parë ashtu edhe në mbrëmjet jozyrare të mbajtura dje në Washington DC.

Presidenti Barak Obama dhe gruaja e tij Mishel vallëzuan nën muzikën e Stivi Uondër në Ballon e Lagjes, e cilësuar si një ngjarje që përfshinte amerikanë të të gjitha shtresave. Presidenti i ri veshi kravatë të bardhë kurse bashkëshortja e tij një fustan të ndritshëm të stiluar nga Jason Wu.

Ballot zyrtare planifikohen nga Komisioni i Inaugurimit të Presidentit. Ballot kanë tema të ndryshme si ajo e shtetit të origjinës që përfaqëson Illinoin dhe Havain – dy shtete ku presidenti jetoi për shumë vite.

Por presidenti Obama tha se Ballua e Lagjes, në veçanti pasqyroi shpirtin e fushatës së tij.

"Kujtoni çfarë thamë gjatë kësaj fushate – mundemi dhe do t’ja dalim përsa kohë që punojmë së bashku".

Një temë tjetër kishte balloja e komandatit të përgjithshëm, që nderoi ushtrinë e përfshirë tani në dy luftra. Përmes një lidhjeje satelitore me Kabulin, presidenti Obama falenderoi disa anëtarë të ushtrisë nga Illinoi që shërbejnë në Afganistan.

“Ne jemi krenarë për ju dhe ne do të bëjnë gjithçka të mundur për t’jua bërë punën të lehtë. Duhet ta dini se çdo amerikan pavarësisht përkatësisë partiake iu mbështet juve dhe do t’ju mbështesë gjithmonë”.

Ndërkohë disa njerëz që kaluan disa orë në të ftohtë për inagurimin dhe paradën presidenciale hynë në restorantin Hawk and Dove pranë ndërtesës së Kongresit. Kethi Kafaila nga Kalifornia tha se fjalimi i presidentit Obama ishte tepër frymëzues.

"Është një njeri që pikë së pari është inteligjent, që flet për shumë njerëz nga të gjitha racat, nga të gjitha shtresat që kanë besim tek ai".

Kendis Elliot është mësuese në Uashington. Ajo kishte veshur një bluzë me shprehjen në fushatën e zotit Obama – “Yes we can”.

"Kjo shprehje përmbledh thirrjen e tij për veprim – po mundemi, mundemi të sjellim ndryshimin e nevojshëm për këto kohë".

Dhe ky ishte mesazhi që rezonoi me këta përkrahës dhe shumë amerikanë të tjerë në këtë ditë historike.

XS
SM
MD
LG