Lidhje

Presidenti Obama në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti amerikan Barak Obama do ta kalojë ditën e parë të plotë në detyrë, duke u marrë me disa nga çështjet më të vështira me të cilat përballet vendi, kriza financiare dhe luftrat në Irak dhe Afganistan.

Zoti Obama mori sot pjesë në një shërbesë lutjesh në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Ai pritet të mbajë bisedime sot me këshilltarët e tij ekonomikë për të diskutuar mbi përpjekjet për të përmirësuar gjendjen ekonomike.

Zoti Obama, që mori detyrën dje, ka mbështetur një plan për të stimuluar ekonominë prej 800 miliardë dollarësh që ka si objektiv ruajtjen ose hapjen e miliona vendesh pune.

Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarë të lartë ushtarakë për të diskutuar për luftrat në Irak dhe Afganistan. //iç//



XS
SM
MD
LG