Lidhje

Kosovë:Partia e Haradinajt do të padisë në gjykatë presidentin Sejdiu


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke përgatitur një padi ndaj presidentit të vendit lidhur me vendimin që zgjedhjet e përgjithshme të mos mbahen para vitit 2011. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, u ka dërguar një letër ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtarë për Kosovën përmes së cilës shpreh mospajtimin me qëndrimin e zotit Pieter Faith, i cili ka përkrahur vendimin e presidentit për mos mbajtjen e zgjedhjeve gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG