Lidhje

Evropa, shpresa të shumta tek Presidenti i ri i Obama


Që ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara mori menjëherë kontrollin e krizës ekonomike të Amerikës.Në Evropë, po ndiqen veçanërisht me vemendje hapat që do të hedhë ai për zgjidhjen e problemeve të politikës së jashtme që ai trashëgoi, përfshirë luftërat në Irak dhe afganistan dhe armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Hamasit.Megjithë sfidat që ka përballë presidenti i ri, shumë njerëz në Londër, për shembull, thonë se e shikojnë pozitivisht administratën e re dhe shpresojnë shumë prej saj.

Titujt thonë gjithëçka. Presidenti Barak Obama shikohet si shpresa më e madhe e botës për një epokë të re më të mirë, si një njeri që “do ta ribëjë Amerikën”, për të kontribuar për një borë më të qendrueshme dhe paqësore.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Spiros Ekonomides i shkollës Ekonomike të Londrës thotë se Evropa shpreson për bashkërendim, bashkëpunim dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara.

"Varet nëse ai do të bashkëpunojë më ngushtë me ato vende që ai beson se janë miqtë dhe aleatët e tij apo do të ndjekë rrugën e tij në shërbim të interesave të tij të ngushta kombëtare, pa u këshilluar me aleatët dhe miqtë kryesorë në botën perëndimore”.

Në Uashington, më shumë se një milionë njerëz u mblodhën për të parë ceremoninë e betimit të Barak Obamës si Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara.

Miliona të tjerë e panë atë në televizion në mbarë botën.Në Totenham, në veri të Londrës, njerëzit ndoqën në televizion inaugurimin e tij në bashkinë e qytetit dhe panë mundësi për optimizëm.

VOX ONE: "Ishte mjaft dinamike, shumë frymëzuese dhe preku shumë njerëz. U ndjeva krenar që isha pjesë e këtij momenti historik”.

VOX TWO: "Ai duhet t’i bëjë gjërat hap pas hapi.Ai ka një masë të madhe njerëzish që e mbështesin.Shpresoj që ata do të bashkëpunojnë me njeri tjetrin dhe mund të shënojnë rezultare hap pas hapi”.

VOX THREE: "Do të jetë e vështirë, por mendoj se njerëzit duhet të jenë durim për një farë kohe dhe t’ijapin atij ndihmën dhe mbështetjen për të cilat ai ka nevojë”.

Politika e jashtme amerikane mbetet një nga përparësitë e tij kryesore për shumë evropianë dhe Afganistani do të jetë me rëndësi.Presidenti Obama ka të ngjarë t’i kërkojë NATO-s të shtojë numrin e trupave evropiane në Afganistan.Në qoftë se ai e këtë qëllim duhet të bashkëpunojë ngushtë me udhëheqësit evropianë. Spiros Ekonomides shkollës Ekonomike të Londrës thotë:

“Ne të gjithë e dimë se Bashkimi Evropian ekzison por e dimë gjithashtu se vendet e tij kanë shpesh mosmarrëveshje kur është fjala për politikën e jashtme, por shumë vende të BE-së do të shikojnë gjithshtu drejt Shteteve të Bashkuara për një farë roli udhëheqës”.

Por për disa evropianë, zoti Obama ka arritur shumë edhe vetëm për faktin që u zgjodh dhe ka frymëzuar shumë njerëz në komunitetin zezak të Britanisë që të besojnë se edhe ata mund të bëhen politikanë. Baronesha Lola Jang punon për të promuvuar artin dhe kulturën zezake në Britaninë e Madhe.

"Mendoj se motoja e tij se ‘Ne mund t’ia arrijmë qëllimit’ u bë realitet.Prandaj përse të mos ndodhë kjo edhe këtu.Mendoj se shembulli i tij është frymëzues”.

Dhe ndërkohë që Presidenti Obama ka mbushur tashmë ditën e parë në detyrë, bota po ndjek nga afër vendimet e tij dhe shumë shpresojnë të shikojnë ndryshimin që presidenti i ri ka premtuar. //iç//

XS
SM
MD
LG