Lidhje

Presidenti Obama urdhëron mbylljen e Guantanamos


Presidenti Barak Obama urdhëroi mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë, brenda një viti.

Zoti Obama e nënshkroi sot urdhrin ekzekutiv, në ditën e dytë të plotë në detyrë. Burgu ishte hapur gjatë administratës së ish-Presidentit Xhorxh Bush për të mbajtur të dyshuarit e huaj për terrorizëm.

Zoti Obama nënshkroi gjithashtu urdhra ekzekutivë për të rishqyrtuar gjykimet e të dyshuarve për terrorizëm dhe për të ndaluar metodat më të ashpra të marrjes në pyetje.

Disa orë pasi zoti Obama filloi detyrën si President, ditën e martë, ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Gates njoftuan se do të firmosej një urdhër për pezullimin e gjyqeve për të dyshuarit e Guantanamos për 120 ditë.

Në çështjet të cilat janë pezulluar përfshihen dhe proçedurat për 5 të akuzuarit për organizimin e aktit terrorist të 11 shtatorit 2001.//mm//

XS
SM
MD
LG