Lidhje

Presidenti Obama takohet me të dyja palët për ekonominë


Presidenti Barak Obama thotë se parashikon që Kongresi të miratojë një paketë të re masive brenda pak javësh për të ndihmuar ekonominë amerikane në vështirësi.

Presidenti Obama u takua sot me demokratë dhe republikanë me ndikim në Kongresin amerikan. Ai nënvizoi se ekonomia amerikane ndeshet me një krizë të paparë, por shtoi se parashikon që plani i ri do të krijojë 3 deri 4 milionë vende të reja pune. Zoti Obama tha më tej se pritet që Kongresi ta miratojë paketën e re stimuluese nga mesi i shkurtit.

Presidenti theksoi gjithashtu nevojën për shtimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës për të garantuar përdorimin e duhur të fondeve.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, u tha gazetarëve përjashta Shtëpisë së Bardhë se në takim pati një unanimitet se duhen marrë masa. Megjithatë ai shprehu shqetësim rreth shumës së paketës madje shtoi se disa pjesë të paketës nuk kanë lidhje me stimulimin e ekonomisë.

Republikanët kanë ngritur dyshime se plani stimulues që kanë propozuar demokratët me vlerë prej 825 miliardë dollarësh mund të mos përmbushë objektivat për të krijuar vende pune dhe për të ndihmuar ekonominë. //rd//

XS
SM
MD
LG