Lidhje

Ahtisarit i kërkohet ndërmjetësim mes Kroacisë dhe Sllovenisë


Bashkimi Europian i ka kërkuar laureatit të çmimit Nobel për Paqe, Marti Ahtisarit që të ndihmojë Kroacinë dhe Slloveninë të zgjidhin mosmarrëveshjen kufitare, që po bllokon hyrjen e Kroacisë në këtë organizatë.

Një zëdhënëse e Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Olli Rehn tha se zyrtari i BE-së i ka kërkuar ish presidentit finlandez nëse ai mund të drejtojë një grup specialistësh për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Sipas njoftimeve të shtypit vendas, grupi mund të përfshijë specilistin ligjor nga Franca Robert Badinter dhe një person të tretë të paidentifikuar.

Presidenti kroat Stipe Mesiç përshëndeti përpjekjet e BE-së, duke thënë se ato mund të ndihmojnë për të kapërcyer ngecjen, që nuk u shërben interesave të asnjë prej dy vendeve.

Anëtarja e BE-së, Sllovenia muajin e kaluar bllokoi nisjen e bisedimeve, për një numër çështjesh. Sllovenia tha se kjo ishte përgjigja për dokumenta që ka paraqitur presidenti Kroat, i cili – sipas këndvshtrimit slloven, ka paragjykuar kufijtë aktualë mes dy vende.

XS
SM
MD
LG