Lidhje

Çmimet Oskar: Benxhamin Batën - kandidaturat më të shumta


Filmi "Rasti i çuditshëm i Benjxhamin Baton", ku interpreton aktori Brad Pitt, u zgjodh kandidat për 13 kategori të çmimeve Oskar, më shumë se çdo film tjetër për këtë vit. Kritika ka komentuar mospërfshirjen e filmit të regjisorit dhe aktorit Klint Eastvud, në asnjë kategori, ndërsa Merilin Strip është shpallur kandidate për aktoren më të mirë, për të 15-n herë në karrierën e saj.

Filmi "Rasti i çuditshëm i Benjxhamin Baton", është historia e pazakontë e një njeriu, mosha e të cilit ecën mbrapsht. Ky rol i solli aktorit Brad Pit, kandidaturën si aktori më i mirë.

Mes kandidaturave të tjera për çmimet Oskar, ky film është kandidat për regjisorin David Fincher dhe aktoren në rolin e dytë Taraji P. Henson.

Filmi 'Slumdog Millionare", një film me buxhet të madh, i xhiruar në Indi, ka fituar 10 kandidatura, ku përfshihet dhe një për regjisorin Danny Boyle dhe një për filmin më të mirë. Filmi përqendrohet në historinë e një djali nga Bombei, i cili është në kërkim të dashurisë dhe fati i buzëqesh në një lojë televizive.

Heath Ledxher mori një kandidaturë mbas vdekjes, si aktori i dytë , për rolin e tij në filmin e fundit të serialeve Batman,"The Dark Knight".

Kandidatura e tij për çmimin Oskar, vjen një vit mbas vdekjes aksidentale të Ledxher, shkaktuar nga përdorimi i mbidozës së disa ilaçeve qetësuese.

"The dark Knight", ka fituar 8 kandidatura, por nuk u përfshi në kategoritë për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Në kandidaturat të tjera për filmat fitues janë: "Frost/Nixon", i cili bazohet në intervistat historike të gazetarit britanik David Frost me ish presidentin amerikan Nixon; filmi "Reader" një histori e bazuar në marrëdhënien intime mes një gruaje gjermane, roje në kampin Auschwitz dhe një të dënuari adoleshent; filmi "Milk" historia e HarveyMilk, udhëheqës i të drejtave të homoseksualëve në San Françisko. Aktori i këtij filmi, Shon Pen, është kandidaturë edhe për aktorin më të mirë të vitit.

Frank Lagella, i cili interpreton ish presidentin Nikson në filmin "Frost/Nixon", është kandidatura për aktorin më të mirë, sëbashku me Miki Rourk në filmin "The Wrestler", dhe Riçard Xhenkins në filmin "The Visitor". Xhenkisn u cilësua si një kandidaturë e fortë, sikurse dhe kandidatja për aktoren më të mirë Melisa Leo për filmin "Frozen River" dhe kandidatura për rolin e dytë e aktorit Majkëll Shanon në filmin "Revolutionary Road". E papritur ishte mos përfshirja në asnjë kategori e filmit "Gran Torino" e regjizorit dhe aktorit Klint Istvud.

Një kandidaturë për aktoren më të mirë është ajo e Meril Strip në filmin "Doubt", i cili ka në qendër akuzat ndaj abuzimit të fëmijëve nga një prift katolik, Anzhelina Zholi për filmin dramatik"Changeling" dhe Kate Winslet për "The reader".

Çmimet Oskar shpallen nga Akademia e Artit dhe Shkencës.

Fituesit e edicionit të 81 të çmimeve Oskar, do të shpallen më 22 shkurt, në Hollivud. Prezantues i ceremonisë do të jetë aktori Hju Xhekman; është hera e parë që ai merr përsipër një rol të tillë. //mm//

XS
SM
MD
LG