Lidhje

Arti i makinave dhe makinat plot art në Kaliforni


Makina në një farë mënyre është edhe pjesë e personalitetit të njeriut i cili qendron pas timonit. Një grup artistësh e kanë çuar më tej këtë ide duke krijuar makina me ide të jashtëzakonshme. Këto makina jo vetëm që tërheqin vëmendjen në rrugë, por sjellin vizitorë nga mbarë bota në një festival të përvitshëm, siç është ai në Berkley të Kalifornisë.

Filo Northrup bashkëthemelues i festivalit ka krijuar art me makina për më shumë se dy dekada. Festivali Arti i Makinave filloi në vitin 1997 si një mënyrë për prezantimin e tyre para publikut. Tani vizitorë nga mbarë bota marrin pjesë.

Makina kërmill duket se tërhoqi shumë vëmendje duke ngritur pyetjen se nga lindi ideja. Pronari Jon Sarrisugarte.

“Gruaja ime pa në ëndërr një makinë kërmill në shkretëtirë dhe kështu lindi ideja.”

Makina telefon është një tjetër mjet tërheqës. Pronari Hunter Mann thotë se ka një problem me projektin e tij.

“Ky është Wolkswagen i vitin 1975. Trupi është prej alumini dhe ana e parme është xham. Ka rrota garash të veturës Corvet dhe kap shpejtësinë 132 kilometra në orë. Por, po ra shi, ka problem sepse nuk ka fshirëse xhamash.”


Ron Dolse mendon se ideja e tij për makinën e zbukuruar me mermer është më e mira.

“Ka 10,000 copëza mermeri. Përdora xham të ndritshëm që ta bëja si brumbull. Mendoj se makina duket mjaft bukur.”


Costas Schuler thotë se makina e tij është një mercedes me stilolapsa.

“Është mercedes i vitit 1981. E kam mbuluar me 10 mijë stilolapsa. I bleva nga dyqanet e lira apo shkollat. Kam një faqe elektronike nga ku njerëzit më dërgojnë stilolapsa.”


Por jo të gjitha makinat janë tërheqëse.

"Makina më idiote? Është ajo atje mini-mikrobus...duken të shemtuara. Harxhojnë shumë karburant. Ende se besoj se pse njerëzit i blejnë.”


Shqetësime rreth karburantit, biles edhe ideja e ngarjes së makinave të zakonshme duket e habitshme për bashkthemeluesin e festivalit.

“Të ngarit e një makine artistike të deh. Kur nget një makinë të zakonshme askush nuk të vë re.”


XS
SM
MD
LG