Lidhje

Presidenti Obama nxit miratimin e paketës ekonomike


Presidenti Obama po përpiqet me të gjitha forcat të fitojë mbështetjen e amerikanëve për planin e shpëtimit ekonomik që mund të arrijë shifrën e 825 miliardë dollarëve.

Presidenti do të takohet me udhëheqës të opozitës në Kongres në përpjekje për të fituar votën e tyre në mbështetje të këtij plani.

Gjatë fjalimit të tij të parë në radio dhe përmes internet si president i vendit, zoti Obama siguroi popullin amerikan se paketa do të nxiste ringjalljen ekonomike të vendit.

Por ligjvënës republikanë thonë se Partia Demokrate po e mbush këtë plan me programe që nuk do t'i vijnë në ndihmë ekonomisë.

Senatori Mekein tha se plani duhet rishkruar. Ai theksoi se nuk do ta votonte planin nëse ky i fundit nuk ndryshon dhe se partia republikane do të japë propozimin e vet mbi këtë çështje./mm//

XS
SM
MD
LG