Lidhje

Grupi militant  Hamas ka hapur zyra qeveritare në Rripin e Gazës


Grupi militant islamik Hamas ka hapur zyra qeveritare në Rripin e Gazës, pas sulmeve izraelite që goditën shumicën e objekteve të Hamasit.

Organizata u zotua se do të shpërndante ndihma me vlerë 52 milionë dollarë për palestinezët që humbën familjarët gjatë luftës apo shtëpitë e të cilëve pësuan shkatërrime. Por zyrtarët e OKB-së thonë se kostoja e rindërtimit dhe rizhvillimit të Gazës do të jetë miliarda dollarëshe.

Kryeministri izraelit thotë se vendi i tij do t’i sigurojë mbrojtje ligjore ushtarëve që luftuan në Gazë që do t’i mbronte ata nga akuzat për krime lufte. Zoti Olmert tha sot se i ka kërkuar ministrit izraelit të drejtësisë të krijojë një komitet për të mbrojtur ushtarët izraelitë nga paditë e mundshme.//mm//

XS
SM
MD
LG