Lidhje

Zonja e Parë amerikane reagon për kukullat Obama


Zonja e parë Mishell Obama nuk është shumë e kënaqur për dy kukullat e reja që janë hedhur në tregun amerikane.

E mrekullueshmja Malia dhe e Ëmbla Sasha janë emrat e dy kukullave të nxjerra në treg nga kompania Taj.Malia dhe Sasha janë emrat e vajzave të çiftit të parë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha dje se nuk është mirë që emrat e këtyre vajzave të përdoren për qëllime marketingu.

Zëdhënësja e kompanisë Taj i tha agjencisë Asoshietid Pres se emrat e kukullave 10 dollarë-she me ngjyrë u zgjodhën pasi Sasha dhe Malia janë dy emra shumë të bukur dhe jo se ato i përngjajnë fëmijëve të çiftit Obama.//mm//

XS
SM
MD
LG