Lidhje

Rexhis Filbin dhe Kara Dioguardi publikojnë origjinën e tyre shqiptare


Regis Philbin është ndër personalitet më të njohur të televizionit amerikan, i cili disa herë ka përmendur në televizion prejardhjen e tij shqiptare. Philbin, i cili mban numrin rekord në botë për dhjetëra mijëra orë transmetimi televiziv kishte të ftuar këto ditë në një nga emisionet e tij anëtaren e re të jurisë së programit "American Idol", Kara Dioguardi, po me origjinë shqiptare, bija e ish kongresmenit Joseph DioGuardi. Në vazhdim po japim një përmbledhje nga bashkëbisedimi i tyre, ku për herë të parë ata zbulojnë se kanë lidhje familjare me njeri tjetrin dhe se që të dyja familjet e kanë origjinën në Greçi të Italisë ku u vendosën të parët e tyre arbereshe në kohën e Skenderbeut.

XS
SM
MD
LG