Lidhje

Ish udhëheqësi kongolez i milicisë do të gjykohet në Hagë


Ish udhëheqësi kongolez i milicisë u bë i dyshuari i parë që do të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të luftës në Hagë.

Tomas Lubanga deklaroi pafajësinë sot ndaj akuzave se ka rekrutuar fëmijë ushtarë për të vrarë anëtarë të grupit etnik Lendu në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Krye-prokurori Luis Moreno-Ocampo i tha gjykatës se milicia e Lubangas detyroi qindra fëmijë të vriten dhe të përdhunohen. Ai tha se fëmijët janë ende të traumatizuar nga angazhimi i tyre në krimet e Lubangas.

Veprimtarët e të drejtave të njeriut thanë se gjyqi do të ndihmojë që të bëhet i qartë mesazhi se kanë marrë fund ditët e mosndëshkimit për krime të kryera kundër njerëzimit.

Prokurorët e gjykatës po hetojnë të dyshuarit për krime lufte nga katër vende afrikane por Lubangan është i pari që gjykohet.

Gjykata me bazë në Hollandë, u themelua në vitin 2002 për të gjykuar rastet më serioze të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidin. (ze)

XS
SM
MD
LG