Lidhje

BE-ja shqyrton ndihmën për mbylljen e Guantanamos



Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropianë po debatojnë nëse do të pranojnë të burgosur nga Gjiri i Guantanamos për të mbështetur planin amerikan për ta mbyllur këtë burg të debatueshme.

Diplomatët janë sot në Bruksel për të diskutuar si të ndihmojnë presidentin e ri amerikan Barak Obama të përmbushë premtimin e tij për të mbyllur burgun brenda një viti.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Havier Solana u tha gazetarëve se Guantanamo është një problem amerikan që duhet ta zgjidhë Amerika por se vendet evropiane do të jenë të gatshme të ndihmojnë në se është e nevojshme. Zoti Solana tha se mendon se vendet e BE-së do të marrin disa të burgosur në se Shtetet e Bashkuara japin informacione për biografinë e tyre.

Por ministri i jashtëm çek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, tha se secili nga vendet anëtare duhet të vendosë vetë në se do të pranojë të burgosur.//rd//

XS
SM
MD
LG