Lidhje

Protestë në Preshevë për lirimin e ish luftëtarëve të UÇK-së



Mijëra shqiptarë protestuan sot në jug të Serbisë duke kërkuar lirimin nga burgu të ish luftëtarëve në luftën e Kosovës që dyshohen për krime lufte.

Protesta, të cilën mediat perëndimore e quajnë si paqësore,u zhvillua sot në Preshevë, një qytet me shumicë shqiptare në kufirin serbo-kosovar.

Policia serbe arrestoi muajin e kaluar 10 të dyshuar nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i akuzoi ata për krime kundër civilëve serbë në qytetin e Gjilanit në vitin 1999.

Protesta e sotme u zhvillua një ditë pasi partitë politike në Preshevë firmosën një deklaratë të përbashkët ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish luftëtarëve. Ata po kështu kërkuan që ish luftëtarëve që luftuan forcat serbe në vitet 2000 dhe 2001 t’u jepet amnisti.//rd//

XS
SM
MD
LG