Lidhje

HRW kërkon traktat për paligjshmërinë e bombave thërmuese


Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch po u bën thirrje vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që të nënshkruajnë një traktat të ri për të nxjerrë jashtë ligji bombat thërrmuese.

Human Rights Watch tha sot se vetëm 2 vende në rajon, Libani dhe Tunizia e kanë nënshkruar traktatin, i cili u hap për firma në fund të vitit të kaluar.

Sarah Leah Whitson, një ndër drejtueset rajonale për këtë organizatë tha se asnjë vend arab nuk ka përdorur bomba thërrmuese gjatë 15 vjetëve të fundit, duke shtuar se këto vende duhet të premtojnë tani se nuk do t’i përdorin këto armë as në të ardhmen.

Human Rights Watch thotë se ka bërë fushatë së bashku me organizata të tjera për traktatin e ri pas përdorimit në masë të bombave thërrmuese nga ana e Izraelit kundër Hezbollahut në Libanin jugor gjatë konfliktit të vitit 2006.

Bombat thërrmuese shpesh mbeten të pashpërthyera, por aktive për vite me radhë. Fëmijë dhe civilë të tjerë janë mes viktimave.

Zonja Whitson tha se sa më shumë vende arabe ta nënshkruajnë traktatin, aq më e madhe do të jetë njolla e turpit mbi ata që përdorin bombat thërrmuese dhe aq më e vështirë do të jetë për Izraelin dhe vende të tjera t’i përdorin këto armë.//rd//

XS
SM
MD
LG