Lidhje

Uashington vazhdon të jetë i shqetësuar nga programi i Iranit



Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rajs, tha se Uashingtoni vazhdon të jetë shumë i shqetësuar rreth programit bërthamor të Iranit, madje do të zbatojnë një diplomaci intensive lidhur me këtë çështje.

Ambasadorja Rajs tha sot se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë përpjekje diplomatike të drejtëpërdrejta me Iranin dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë.

Zonja Rajs i bëri këto komente pasi i paraqiti kredencialet e saj Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon. Ajo tha se dialogu dhe diplomacia me Iranin duhet të shoqërohen me një mesazh shumë të qartë se Teherani duhet të përmbushë detyrimet e tij siç janë përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit.

Ambasadorja e re amerikane tha se refuzimi i Tehranit për të përmbushur këto detyrime do të bëjë që të shtohet presioni i komunitetit ndërkombëtar.//rd//

XS
SM
MD
LG