Lidhje

Gazsjellës i ri nga Kaspiku deri në Evropën Perëndimore


Zyrtarë të lartë evropianë po takohen në Budapest për bisedime mbi një gazsjellës nga Deti Kaspik përmes Turqisë deri në Evropën Perëndimore, që do të anashkalonte Rusinë.

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurcsany u tha pjesëmarrësve se i ashtuquajturi gazsjellës Nabuco është i rëndësishëm për sigurinë energjitike të Evropës.

Ai foli më pak se një javë pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në një gazjellës tjetër që transporton gaz natyror përmes Ukrainës në Evropën Perëndimore për shkak të një mosmarrëveshjeje për çmimet me Kievin. Ndërprerja la miliona evropianë pa ngrohje për afro dy javë në temperatura nën zero.

Zoti Gyurcsani tha javën e kaluar se synimet kryesore për takimin e Budapestit ishin sigurimi i mbështetjes politike dhe financiare për projektin nga Bashkimi Evropian. (ze)

XS
SM
MD
LG