Lidhje

Gejts: Lufta në Afganistan, sfida më e madhe e ushtrisë amerikane



Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts tha se lufta në Afganistan është sfida më e madhe ushtarake me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara.

Zoti Gejts sot i tha Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura se nuk ka asnjë zgjidhje të thjeshtë ushtarake në Afganistan. Ai tha gjithashtu se nuk ka trupa të mjaftueshme në zona të caktuara të vendit, duke i lejuar talebanët të shfrytëzojnë vakumin e pushtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të dërgojnë 30 mijë trupa shtesë në Afganistan këtë vit. Por zoti Gejts tha se ishte shumë skeptikë për ndonjë plan për të dërguar më shumë trupa se kjo shifër.

Më shumë se 40 vende të tjera po kontribuojnë me trupa në luftë dhe shumë agjenci zhvillimi po punojnë në Afganistan, por zoti Gejts tha se koordinimi i këtyre përpjekjeve ndërkombëtare ka qënë i vështirë.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim rreth viktimave civile, duke shtuar se këto humbje po dëmtojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Afganistan.

XS
SM
MD
LG