Lidhje

UNICEF-i kërkon mbi 1 miliardë dollarë ndihma për 36 vende


Fondacioni i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët po kërkon më shumë se një miliardë dollarë për të dhënë ndihma urgjente 36 vende.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Ann Veneman, tha se thirrja e grupit këtë vit është 17 përqind më e lartë sesa një vit më parë, për shkak të rritjes së nevojave në Afrikën jugore dhe lindore.

Veneman tha se gjysma e parave do të shkojë për gratë dhe fëmijët në pesë vende – Somali, Sudan, Uganda, Zimbabve dhe Republikën Demokratike të Kongos. Ajo tha se civilët në vende si Republika Demokratike e Kongos po vuajnë nga vite të gjata të konfliktit, dhe shpesh janë të detyruar të largohen duke u strehuar në zona me pak qasje ndaj nevojave bazë.

Veneman tha gjithashtu se vendet e varfëra në Afrikë dhe gjetkë në botë po i ndjejnë efektet e krizës financiare globale në çmimet e ushqimit dhe të karburantit. (ze)

XS
SM
MD
LG