Lidhje

Vdes shkrimtari i njohur amerikan Xhon Apdajk


Vdiq në moshën 76-vjeçare shkrimtari amerikan Xhon Apdajk, fitues i Çmimit Pulicer.

Botuesi i zotit Apdajk njoftoi se shkrimtari vdiq të martën nga kanceri i mushkërive.

Apdajk ishte autor i më shumë se 50 librave, si romane, tregime dhe poezi. Gjatë gjithë karrierës së tij të shquar, ai fitoi pothuajse çdo çmim letrar, duke përfshirë dy Pulicer dhe dy Çmime Kombëtare të Librit.

Apdajk njihej për përshkrimet mjaft të realizuara të personazheve fiktivë si dhe për humorin e hidhur kur shkruante për seksin, divorcin dhe jetën amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

Atij iu dha çmimi Pulicer për romanet "Rabbit Is Rich" dhe "Rabbit at Rest".

Apdajk ka komentuar edhe për veprat e shkrimtarit Ismail Kadare. Në një artikull botuar në gazetën “Nju Jork Tajms”, ai e ka quajtur romanin "Kronikë në Gur" fund e krye magjepsës, të sofistikuar dhe të përkryer në prozën e tij poetike dhe në shkathtësinë e të rrëfyerit...”

Apdajk jetonte me gruan e tij në shtetin verilindor Masaçusets. //ii

XS
SM
MD
LG