Lidhje

Çmimet e naftës, rezervat dhe spekulimet në treg


Kur nëpër lajme përmendet çmimi i naftës, zakonisht ai i referohen çmimit të një fuçie bruto, nga tipi i naftës i nxjerrë në rajonet perëndimore të shtetit Teksas. Çmimi shpesh varet nga sasia e naftës në rezervuarët pranë qytezës Cushing në Oklahoma. Siç njofton nga Hjuston, korrespondenti i zërit të Amerikës Greg Flakus, kostoja e depozitimit të naftës tani, mund të sjellë fitime në se çmimi i naftës ngrihet përsëri në të ardhmen, ashtu siç pretendojnë disa ekspertë se do të ndodhë.

Cushing është një qytezë me rreth 8 mijë banorë midis qytetit të Oklahomës dhe atij të Tulsës, një zonë e rëndësishme në prodhimin e naftës. Në qytetin Cushing ndodhen pesë deri në dhjetë për qind të depozitave të brendëshme të naftës në Amerikë dhe qyteti shërben si pikë furnizimi për naftën që shitet e blihet sipas kontratave të bursës ssë Nju Jorkut.

Contango [kontango] është termi që tregëtarët e naftës përdorin për fitimin që mund të rezultojë nga diferenca mes çmimit të tanishëm të naftës dhe çmimit të saj në të ardhmen, kur ajo të transportohet fizikisht. Nëse çmimi në të ardhmen do të jetë mjaft i lartë, ai që shet naftën mund të paguajë koston e depozitimit dhe përsëri arrin të nxjerr një përfitim të mirë. Analisti i tregut të naftës Phil Flynn i firmës Alaron Trading Corporation shpjegon se si funksionon ky sistem.

"Tregëtari mund ta blejë naftën sot për 40 dollarë për fuçi, dhe mund ta shesë atë me kontratë për të ardhmen, me një çmim shumë, shumë të lartë, vetëm për pak muaj pritjeje dhe të përfitojë nga kjo. Nafta mund të shitet për 3 ose 5 dollarçë më shumë për fuçi dhe në se mbahet e depozituar për një periudhë edhe më të gjatë, ndoshta edhe 10 dollarë më shumë për fuçi," tha zoti Flynn.

Por zoti Flynn thotë se spekulatorët duke u nisur nga fitimi i së ardhmes, kanë ngritur në mënyrë dramatike sasinë e naftës së depozituar duke shkaktuar uljen e diferencës së çmimit. Ai thotë se raporti mujor për gjendjen e naftës i Agjencisë e Shteteve të Bashkuara për Informacion të Energjisë, tregon se ka një sasi të konsiderueshme nafte të depozituar.

"Rezervat janë të shumta. Sasia e rezervave e naftës bruto është shtuar me mbi 6.5 milionë fuçi vetëm në një javë. Ne, po kalojmë nga një vit kur shqetësoheshim se rezervat po mbarorheshin, në një moment ku nafta është me shumicë, madje edhe sipas standarteve historike"- tha ai.

Ajo për të cilën flet zoti Flynn është mënyra se si investitorët, blerësit, shitësit dhe spekulatorët po reagojnë ndaj parimeve bazë të tregut. Por roli i spekulatorëve u intensifikua vitin e fundit, kur çmimi i naftës arriti në mbi 147 dollarë për fuçi.Në maj, Fondi Monetar Ndërkombëtar raportoi se “spekulatorët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e çmimit të naftës.” Në qershor, Instituti Teknoligjik i Masaçusetsit, nxorri një raport që e quante ngritjen e çmimit të naftës një flluskë spekulative që nuk mund të justifikohej me faktorët normal të ofertës dhe kërkesës.Sidoqoftë shumë ekspertë që ndjekin nga afër industrinë e naftës dhe të gazit, thonë se rritja e çmimeve u diktua nga forcat e tregut dhe është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë përsëri. Profesori i financave në Universitetin e Hjustonit dhe drejtori i Institutit Global të Manaxhimit të Energjisë thotë se nuk ka asnjë provë që të mbështesë çështjen kundër spekulatorëve.

Nëse spekulatorët do të ishin të vetmit të interesuar në ngritjen e çmimit, ata do të ishin të vetmit që do ti mbanin fuçitë e naftës. Por nuk ishte i tillë rasti verën e fundit kur çmimi ishte shumë i lartë. Në këto rrethana, de duhet të shikonim një fryrje të depozitave, por në fakt një gjë të tillë nuk e pamë”- tha ai.

Zoti Pirrong thotë se ulja e kërkesës për naftë është shkaktuar nga kriza ekonomike dhe kjo ka çuar në uljen e prodhimit nga shumë kompani nafte. Përfundimisht, thotë ai, çmimet duhet të ngrihen për shkak të rimëkëmbjes ekonomike.

Përgjithësisht ka patur një frenim të investimeve si rezultat i krizës ekonomike. Por kur ekonomia të fillojë të lëvizi dhe ne të rikthehemi përsëri në situatën kur kapacitetet prodhuese nuk do të jenë shtuar ende por kërkesa do të jetë rritur, atëhere ne mund të shohim një mgritje të çmimit që do të galvanizojë një tjetër dinamikë politike”- tha ai.

Zoti Pirrong thotë se është pothuajse e pamundur për të parashikuar kohën e saktë të ngritjes së çmimit por, shton ai, tregu ështe tepër i efektshëm në përcaktimin e çmimit.//ap.

XS
SM
MD
LG