Lidhje

Obama: Ka ardhur koha për paqen në Lindjen e Mesme


Presidenti Barak Obama tha se ka ardhur koha që izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një paqe të qendrueshme por theksoi se të gjitha palët në rajon duhet të luajnë një rol në këtë proces.

Në një intervistë që i dha mbrëmë televizionit Al-Arabija me qendër në Dubai, zoti Obama tha se të dyja palët duhet të vendosin vetë atë që është më mirë për ta. Por presidenti i ri tha se izraelitët dhe palestinezët duhet të kuptojnë se gjendja e tanishme nuk do të çojë në “begati dhe siguri” për popujt e tyre.

Në intervistën e parë të dhënë direkt për botën arabe, Presidenti Obama tha se është e pamundur të mendosh për Lindjen e Mesme pa patur parasysh rajonin në tërësi, duke përfshirë Sirinë, Iranin, Libanin, Afganistanin dhe Pakistanin. Ai tha se ato janë të lidhura me njëra-tjetrën.''


Presidenti dërgon emisarin në Lindjen e Mesme

Presidenti Obama nisi në Lindjen e Mesme të dërguarin e tij për të kërkuar “përparim të vërtetë” drejt arritjes së paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Obama tha dje se ish senatori amerikan Xhorxh Miçell do të kërkojë gjithashtu rrugët për të konsoliduar armëpushimin në Gazë, në mënyrë që izraelitët të jenë të sigurt dhe palestinezët të mund të furnizohen me mjetet më të domosdoshme të jetesës.

Presidenti u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me zotin Miçell dhe me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Gjatë vizitës së tij, i dërguari amerikan do të zhvillojë bisedime në Izrael, Bregun perëndimor, Egjipt, Jordani dhe Arabinë Saudite.

Dje në Kairo, përfaqësues të grupeve rivale palestineze Hamas dhe Fatah zhvilluan bisedime mbi mundësinë e pajtimit mes tyre. //ii

XS
SM
MD
LG