Lidhje

Itali, sinjale për probleme të reja në sektorin e automjeteve


Sektori italian i automjeteve po jep sinjale të reja problemesh.

Zyrtarë të lartë të sindikatës dhe shefi ekzekutiv i FIAT-it thotë se në Itali mund të shkurtohen 60 mijë vende të tjera pune, nëse qeveria nuk e ndihmon sektorin e prodhimit të automjeteve.

Qeveria italiane do të fillojë bisedime këtë javë për të ndihmuar këtë industri, që është goditur rëndë nga recesioni global.

FIAT-i dhe kompania amerikane e automjeteve Chrysler njoftuan javën e kaluar krijimin e një partneriteti për të prodhuar makina të vogla që djegin më pak karburant.

Ndërkaq, Britania po hidhet në veprim në ndihmë të sektorit të saj të automjeteve.

Sekretari britanik i Biznesit Peter Mandelson thotë se qeveria do të ndihmojë për të garantuar rreth 3 miliardë dollarë kredi për kompanitë e automjeteve. Ai u tha ligjvënësve se fondet nuk janë të mjaftueshme për t’u konsideruar si plan për shpëtimin e këtij sektori, por do të shërbejnë për ta ndihmuar këtë industri të jetë në krye të prirjes për prodhimin e automjeteve më pak të dëmshme për mjedisin.

Po sot, kompania japoneze e makinave, Honda tha se do të ulë prodhimin e saj në Amerikën e Veriut dhe Japoni. (ze)

XS
SM
MD
LG