Lidhje

Milan kërkon përsëri Bekhamin


Klubi italian i futbollit Milan ka shprehur gatishmërinë që të paguajë për të mbajtur futbollistin anglez David Beckham, të cilin ia ka huazuar ekipit amerikan Galaxy të Los Anxhelosit.

Shefi Ekzekutiv i Milanit Adriano Galliani tha sot se zyrtarët e ekipit kanë në plan të takohen me përfaqësuesit e David Beckham së shpejti për të diskutuar nëse mesfushori 33-vjeçar mund të anulojë kontratën e tij me ekipin amerikan.

Trajneri i ekipit Galaxy Bruce Arena tha se marrëveshja për marrjen e Beckhamit nga Milani përfundon me 8 mars dhe se ekipi i tij nuk ka në plan ta ndryshojë këtë marrëveshje. Beckham nënshkroi në janar 2007 një marrëveshje 5-vjeçare me Los Anxhelosin me vlerë prej disa miliona dollarësh.

Beckham mori leje për të luajtur me Milanin gjatë sezonit të pushimit të ekipit Galaxy, në mënyrë që të vazhdonte stërvitjen në përgatitje që të luajë me ekipin kombëtar të Anglisë në Kampionatin Botëror vitin e ardhshëm.//rd//

XS
SM
MD
LG