Lidhje

Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël


Publicisti nga Kosova Veton Surroi dëshmoi sot në Gjykatën e Hagës në procesin kundër ish zyrtarit të lartë të Serbisë Vlastimir Xhorxhevic i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Zoti Surroi në dëshminë e tij foli për rrethanat dhe zhvillimet politike në Kosovë, para dhe gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai vuri në pah se forcat serbe kanë ushtruar spastrim të organizuar etnik, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish gjenerali i policisë Vlastimir Xhorxhevic, po përballet me akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë. Fshati Krushë e Vogël është një prej dëshmitarëve të krimeve. I shtrirë pas hekurudhës, fshati Krushë e Vogël në Kosovën perëdimore ishte skenë e vrasjeve masive të shqiptarëve nga forcat serbe për të cilat prokurorët e Hagës akuzojnë ish shefin e përgjithshëm të policisë Vlastimir Djordjeviç.

XS
SM
MD
LG