Lidhje

BE-ja propozon plan për traktatin e ri të ndryshimeve klimatike


Bashkimi Evropian po i kërkon vendeve të industrializuara të shkurtojnë çlirimin e karbonit deri në 30 përqind të nivelit të vitit 1990 kur të mblidhen për të shqyrtuar një traktat të ri global.

Komisioneri i BE-së për ambjentin Stavros Dimas paraqiti iniciativën e propozuar të Bashkimit Evropian sot në Bruksel.

Plani i BE-së, i cili duhet të miratohet nga të 27 vendet e bllokut, bën gjithashtu thirrje për një shkurtim minimal prej 15 përqind të çlirimit të karbonit nga të gjitha vendet përveç atyre më të varfëra të botës. Zoti Dimas theksoi se plani do të kërkojë që vendet e pasura të ndihmojnë atë më të varfëra të plotësojnë këto objektiva.

Sipas planit të BE-së shpenzimet vjetore për shkurtimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë mund të arrijnë në 232 miliardë dollarë deri në vitin 2020.

Ministrat e ambjentit nga i gjithë globi do të takohen në Kopenhagen në dhjetor për të kërkuar një pasues të protokollit të Kiotos së vitit 1998 – mjeti kryesor i Kombeve të Bashkuara kundër ndyshimeve klimatike. //rd//

XS
SM
MD
LG