Lidhje

Ahmadinexhad, thirrje për ndryshime themelore në politikën amerikane


Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad i bëri thirrje administratës Obama të bëjë ndryshime themelore në politikën e jashtme.

Zoti Ahmadinexhad tha sot në një miting në Iran se Uashingtoni duhet të kërkojë ndjesë për ato që ai i quajti 60 vjet të krimeve kundër popullit iranian.

Presidenti iranian tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund pranisë ushtarake në mbarë botën. Zoti Ahmadinexhat tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalin mbështetjen për Izraelin dhe ndërhyrjen në punët e vendeve të tjera. Zoti Ahmadinexhad ka bërë thirrje të vazhdueshme për shkatërrimin e Izraelit.

Presidenti amerikan Barak Obama tha në një intervistë televizive këtë javë se administrata e tij do t'i zgjasë dorën Iranit nëse ky i fundit çliron grushtin e tij, sipas fjalëve të presidentit. Zoti Ahmadinexhat tha se mirëpret ndryshimin në politikën amerikane, por se ky ndryshim duhet të jetë themelor.

Paraardhësi i zotit Obama, ish presidenti Bush e kishte përjashtuar dialogun me Teheranin për shkak të kundërshtimit të kërkesave ndërkombëtare nga Irani për të ndalur programin e debatueshëm bërthamor. //ad//

XS
SM
MD
LG