Lidhje

Obama shpreson në përmirësimin e paketës ekonomike


Presidenti Barak Obama tha se shpreson se paketa për stimulimin e ekonomisë, e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të përmirësohet përpara se ai ta nënshkruajë atë në ligj.

Në një fitore të rëndësishme për presidentin, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dje planin e mëkëmbjes ekonomike prej 819 miliardë dollarësh.

Zoti Obama kishte shpresuar të fitonte një mbështetje të gjerë dypartiake për planin, por ai nuk u votua nga asnjë republikan. Opozita në Dhomën e Përfaqësuesve tha se paketa përmban shumë shpenzime të kota dhe jo shkurtime të mjaftueshme taksash.

Senati po harton versionin e tij që përfshin një shtesë prej 70 miliardë dollarësh në shkurtime taksash dhe do ta debatojë paketën javën e ardhshme.

Të dy versionet duhet përpunohen në një të vetëm para se presidenti Obama të nënshkruajë ligjin.

Zoti Obama e ka vënë ekonominë e dobët amerikane në qendër të vëmendjes së administratës së tij. Presidenti do të takohet sot me Sekretarin e Thesarit, Timothi Gajtnër.//kk//

XS
SM
MD
LG