Lidhje

Vaclav Havel del nga spitali me shëndetin e përmirësuar


Mjekët që po kujdesen për ish-presidentin çek Vaclav Havel thonë se gjendja e tij është përmirësuar dhe ai mund të dalë nga spitali.

Ish-disidenti 72 vjeçar u largua sot nga një spital i Pragës, dy javë pasi u sëmur rëndë, pas një operacioni në grykë.

Ish-udhëheqësi çek ka pasur prej kohësh probleme me frymëmarrjen, që nga koha kur ishte i burgosur nga regjimi komunist në Çekosllovakinë e atëherëshme. Ai ka vuajtur nga bronkiti kronik që në vitin 1996, kur mjekët i hoqën një pjesë të mushkërisë së djathtë pasi u zbulua se kishte kancer.

Zoti Havel ka vuajtur gjithashtu edhe nga probleme me zemrën.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në revolucionin e vitit 1989 që solli përmbysjen paqësore të komunizmit në vendin e tij. Ai e mbylli mandatin si president i Çekisë në vitin 2003. //kk//

XS
SM
MD
LG