Lidhje

Stili i ri i Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë


Pas më pak se dy javësh që filloi detyrën Presidenti Obama, analistët po vënë rë një atmosferë të re në Shtëpinë e Bardhë. Stili i zotit Obama është jo shumë formal, i lirshëm ndryshe nga paraardhësi i tij, Presidenti Bush. Siç do ta shihni edhe në kronikën e mëposhtme, ndryshimi i partive politike në Shtëpinë e Bardhë nuk është thjesht çështje ideologjike:

Vetëm dy javë pas fillimit të detyrës, Presidenti Obama e pasqyron këtë si në stilin personal edhe në politikë.

Ligji i parë që ai nënshkroi, e bën më të lehtë për punëtorët që hapin padi për diskriminim me pagat. Kongresi u përpoq ta miratonte ligjin vitin e kaluar, por Shtëpia e Bardhë dhe republikanët e senatit e bllokuan atë.

Presidenti Bush ishte mbrojtës i kapitalizmit të tregjeve të lira. Të premten, nënpresidenti Bajden u bë avokat i një tjetër koncepti.

Në fjalimin e tij të inaugurimit, zoti Obama u bë presidenti i parë që i drejtohej direkt myslimanëve. Më pas, ai i habiti njerëzit e brendshëm të Uashingtonit duke zgjedhur Al Arabinë, një televizion arab, për intervistën e tij të parë zyrtare.

Ai thotë gjithashtu se dëshiron të flasë direkt me Iranin. Ja ç’thotë një gazetar nga Teherani.

“Nëse ndodh kjo, Shtetet e Bashkuara me siguri do të shihen ndryshe si në Iran dhe në rajon më gjerë”.

Presidenti e ka rrethuar veten me ish-rivalë, duke emëruar kundërshtaren e tij kryesore në garën e partisë demokrate, Hillari Klinton si Sekretare Shteti dhe duke mbajtur një darkë për nder të senatorit republikan Xhon Mekein në prag të inaugurimit, ndaj të cilit ai fitoi në zgjedhjet e nëntorit.

Pas ideologjisë politike, është edhe një stil më i lirshëm.Në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama nuk kishte veshur kostum, ndërsa telefononte udhëheqësit botërorë. Ndryshe nga protokolli i administratës së Presidentit Bush kur ish këshilltari politik Matthew Dowd u përpoq të hynte në zyrë pa kostum.

“Ndonjëherë kur vija me xhinse dhe xhaketë, dukej sikur kisha thyer ndonjë sekret të sigurisë kombëtare”.

Po gjatë viteve të administratës së presidentit Bush, Sekretari i Shtetit Colin Powell ishte lënë jashtë takimit, sepse kishte arritur me vonesë.
Ndërsa me zotin Obama nuk ka ngurtësi. Stili i Presidentit Obama është joformal. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sjelljen me median.

Zoti Obama nuk është nga Uashingtoni, ku jeta ndjek një ritëm formal. Ai ka lindur në Havai ku njerëzit janë më të lirshëm.

XS
SM
MD
LG