Lidhje

Zvicër: Protesta  kundër Samitit Ekonomik të Davosit


Protestues të zemëruar nga trajtimi i krizës globale ekonomike po përleshen me policinë në Zvicër.

Policia thotë se grupet e demonstruesve marshuan përmes qytetit turistik Alpin të Davosit. Disa prej tyre goditën me objekte të ndryshme barrierat e sigurisë që ishin ngritur për të mbrojtur udhëheqësit që marrin pjesë në Forumin Ekonomik.

Protestues të tjerë mbanin pankarta, ose brohorisnin duke fajësuar zyrtarët për krizën.

Në Gjenevë, qindra protestues dolën nëpër rrugë duke sfiduar një urdhër të qeverisë që e ndalonte një gjë të tillë. Zyrtarët thonë se turma e goditi policinë me shishe kur rruga e tyre drejt qendrës ishte bllokuar, duke e detyruar policinë të lëshonte gaz lotsjellës dhe ujë për t’i larguar.Një zyrtar thotë se 60 vetë u ndaluan, por disa u liruan përsëri.Gjeneva bëhet shpesh skenë e protestuesve që e quajnë Forumin Ekonomik Botëror simbol të kapitalizmit. //mm//

XS
SM
MD
LG